Ekipet e shpëtimit në Itali pas kërkimeve intensive prej disa ditësh, kanë arritur të nxjerrin nën rrënojat e hotelit të goditur nga orteku tre këlysh.

Fabio German, zëdhënësi i zjarrfikësve italiane thotë për ‘Tgcom’ se kjo gjetje sinjalizon se ende ekzistojnë mundësitë për gjetjen e personave gjallë nën rrënojat. Ekipet emergjente shpresojnë se të mbijetuarit, pasi janë 23 të zhdukur, kanë gjetur gropa ku ka ajër nën rrënoja dhe tone bore.

Sakaq, nga hoteli “Rigopiano” ku u godit më 18 janar nga një ortek me rreth 60.000 tonë borë, kanë arritur të dalin të gjallë 9 persona, ndërsa kërkimet vazhdojnë. Ndërkohë, deri nga rrënojat janë nxjerr 6 trupa të pajetë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb