SHBA- Agjentët e sigurimit të fshehtë amerikan vazhdimisht bëjnë përpjekje që të gjitha zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë të mbajnë larg syve dhe veshëve të opinionit, por kjo jo gjithmonë është e mundur.
Ndërtimi i viles më të njohur në botë ka filluar në vitin 1792 me urdhër të George Washingtonit, të vetmit president amerikan i cili asnjëherë nuk ka bërë gjumë në dhomat e saj, transmeton Indeksonline.
Që nga mandati i John Adamsit e deri të presidenti aktual, Barack Obama, personeli i Shtëpisë së Bardhë ka tentuar t’i fshehë zhvillimet brenda mureve të saj. Megjithatë, gazetarët kanë arritur që të kuptojnë për disa nga gjerat interesante që janë ruajtur në fshehtësi të madhe.
Delet në oborr
Presidenti Woodrow Wilson gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore pati kërkuar kursimin e parave, kështu që i largoi nga puna kopshtarët dhe mori delet që ta ruajnë barin mos të rritet. Leshi i 48 deleve është është shitur në ankand, kështu që janë mbledhur më shumë se 50 mijë dollarë për organizime humanitare.
Shpirti i Lincolnit
Legjendat urbane thonë se brendësia e Shtëpisë së Bardhë është e përhumbur. Ekzistojnë shumë versione për shpirtrat që shëtisin brenda dhomave. Winston Churchil thuhet të ketë thënë se më kurrë nuk do të flejë në “dhomën e Lincolnit”, pasi hija e Abraham Lincolnit i ishte shfaqur në momentin që ai kishte dalë nga dushi.
Ngjyrosja e fasadës
Për fasadën e Shtëpisë së Bardhë përdorët ekskluzivisht ngjyra e bardhë, dhe atë nuanca e quajtur “wisper white”. E tërë hapësira nga dyshemeja deri të tavani kërkon 2157 litra të kësaj ngjyre. Grupi i inxhinierëve i presidentit Ruzvelt në një rast kishte propozuar lyerjen e viles me nuancë kamuflazhi në më mënyrë që të ishte më pak e dukshme.
Arkitekti
Shtëpinë e Bardhë e konstruktuar arkitekti irlandez, James Hobben. Rezidenca origjinale e vitit 1800 është djegur në luftën britaniko-amerikane, kurse renovimi ka filluar 19 vjet më vonë. Pamjen e sotme, Shtëpia e Bardhë e ka marrë në vitin 1934
Ordinanca stomatologjike
Pak kush e di se në kuadër të rezidencës presidenciale ekziston edhe ordinanca e dhëmbëve. Njëra nga fotografitë e rralle e karriges për pacientë është bërë para shumë dekadave, kurse nga atëherë janë blerë pajisje të reja. Në bodrum gjendet edhe hapësira e lojës me birila (bowling), e cila është ndërtuar gjatë kohës së mandatit të Richard Nicsonit.
“Çështja boshnjake”
Kur presidenti amerikan dhe zonja e parë dëshirojnë të jenë vetëm, sigurimi duhet të tërhiqet. Momentet intime të çiftit presidencial që nga vitet ‘90 në zhargonin e agjentëve njihet si “çështje boshnjake”.
Sipas medieve amerikane, Barack dhe Michelle Obama në disa raste me orë të tëra “flasin për çështjen boshnjake”.
(d.d/BalkanWeb)