ELBASAN- Sot në Elbasan u përkujtua 5 Maji Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ku në homazhet për ta kanë marrë pjesë qindra banorë.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, Prefekti Arben Kamami dhe deputetët e qarkut kanë nderuar sot Dëshmorët e Atdheut.

Ceremonia u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve ku u vendosën kurora me lule dhe u zhvilluan homazhe në nder të të rënëve. Qindra persona, familjarë, veteranë të LANÇ dhe zyrtarë u përulën me nderim para atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: