Në Paris, në Lojërat Olimpike, u vendos një rekord i pabesueshëm. Mundësi kubanez, Lopez Nunez fitoi medalje ari në stilin Greko-Roman duke mposhtur në finale kilianin Acosta Fernandez. Nunez dominoi totalisht këtë finale duke triumfuar me rezultatin e pastër 6-0.

Në peshën 130 kg, Nunez nuk kishte rivalë, por kjo medalje e artë i dhuroi atij statusin e legjendës pasi kjo ishte medalja e 5-të e artë Olimpike në të njëjtën disiplinë, si askush tjetër më parë.

Ai i fitoi 5 medaljet e arta në 5 edicione radhazi: Pekin 2008, Londër 2012, Rio 2016, Tokio 2020 dhe së fundi Paris 2024. Nunez, 41 vjeç, deklaroi tërheqjen nga sporti menjëherë pasi vendosi në qafë medaljen e artë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: