Pensionet e ulëta dhe sistemi shëndetësor kanë qenë shqetësimet e qytetarëve që kanë ndarë sot në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në News24.
Qytetarë të shumtë përmes lidhjeve telefonike kanë shprehur ankesat e tyre, ndërsa e kanë cilësuar të pamjaftueshme shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja që do të japë qeveria për ta.
Të gjithë njëzëri ata kërkojnë indeksim të pensioneve. Ndërkohë, një tjetër qytetare pohoi se Rama dhe Balluku janë hajdutë të mëdhenj.
“Si ka mundësi që ky kryeministër tallet me pensionistët. Nuk kemi bukë të hamë. 130 kam pensionin, 120 mijë lekë më bëjnë ilaçet. Shkova në Spanjë te djali dhe kur erdha i pagova dritat dhe ujin më erdhi njësoj fatura, po vjedhin. Po na gënjen me lëmosha, i bëj thirrje qytetarëve që të mos ia japin votën atij. Duam rritje pensioni. Ai sikur është gjerman. Është gjynah, të mendojnë dhe për popullin. Të vjedhin por të mendojnë dhe për popullin. Janë të gjithë kështu, si Balluku, është gënjeshtare, shoqja e ngushtë e Edi Ramës. Vjedhin të tërë!”, tha pensionistja.
Ndërkohë një tjetër tregoi se ishte bërë dëshmitare dje e një ngjarje të shëmtuar nga pakujdesia.
“Jam dëshmitare e një ngjarje dje në spitalin e Korçës, që jemi tmerruar. Një i sëmur që ishte plagosur me aksident me motoçikletë, teksa po e çonin për t’i bërë ekon, infermierët e hodhën nga karroca, e rrëzuan përtokë.”, tha ajo.
Nga ana tjetër një pensionist tha se çdo muaj prill bëhej indeksimi i pensioneve, duke shtuar; “Në muaj prill bëhej indeksim i pensionist dhe këtë vit nuk u përmend fare. Mos vallë e la me atë lëpirësen, me atë 50 mijë lekëshin. Një tallje. Vjet ka qenë. Mua më duket se do e lënë vetëm me të gjë, dhe do e harrojnë fare.”.
(BalkanWeb)