Shumë nga konceptet dhe termat e psikologjisë në dekadat e fundit, kanë hyrë në gjuhën tonë të përditshme. Ekspertët e politikës, flasin shpesh për “paragjykimin e konfirmimit” – mënyrën se si njerëzit përqendrohen selektivisht në fakte që mbështesin bindjet e tyre ekzistuese – dhe shumë studiues njohin rolin e supozuar të serotoninës në prodhimin e ndjenjes të mirëqenies. Zbulimet psikologjike, vazhdojnë të thellojnë kuptimin tonë mbi vuajtjet shpirtërore, dhe gjendjen njerëzore më gjerësisht. Megjithatë, rreth psikologjisë, vazhdojnë të ekzistojnë edhe shumë mite. Ja cilat janë disa prej tyre:

Miti nr.1: Ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë
Ndoshta asnjë keqinterpretim psikologjik, nuk është më i përhapur se sa ideja që pjesë të mëdha të trurit, qëndrojnë përgjithnjë në gjumë. Psikologu Uilliam Xhejms, mund ta ketë krijuar padashje këtë ide, kur spekuloi në vitin 1907 se “përdorim vetëm një pjesë të vogël të burimeve tona të mundshme mendore dhe fizike”.

Por, neuroshkenca nuk e mbështet këtë teori. Truri është një konsumator i madh energjie – duke marrë rreth 20 për qind të kalorive të shpenzuara, pavarësisht se përbën vetëm 2 për qind të masës trupore. Të 86 miliardë neuronet, janë programuar për t’u vetë-shkatërruar, nëse nuk arrijnë të lidhen siç duhet me qarqet aktive dhe të dobishme.

Në këto kushte, cilido që përdorte vetëm 10 % të neuroneve të trurit, do të kishte ndërruar shpejt jetë si pasojë e dëmtimeve të mëdha në tru. Tani është e qartë se çdo pjesë e trurit është gjithmonë aktive.Një neuron tipik aktivizohet mesatarisht njëherë në 1 sekondë.

Miti nr.2”: Të folurit mbi problemet personale, ndihmon në zgjidhjen e tyre
Pak më shumë se 1 shekull më parë, Sigmund Frojdi popullarizoi konceptin e një “shërimi përmes të folurit”, që sot njihet si psikoterapi. Frojdi tha se ne të gjithë kemi një tendencë të sëmurë për të shtypur mendimet dhe ndjenjat tona negative apo të errëta.

Megjithatë, nuk është aspak e garantuar që të fourit mbi përvojat e dhimbshme, do te jetë diçka e dobishme. Në një dokument të rëndësishëm të vitit 2007 me titull “Profesionistët e psikologjisë që u shkaktojnë dëme pacientëve”, profesori i Universitetit Emori, Skot Lilienfeld, tha se ka një numër provash në rritje se terapia e të folurit – edhe pse e dobishme për shumë njerëz – ndonjëherë mund të dështojë.

Rreth 10 % e pacientëve të psikoterapisë, përkeqësohen gjatë trajtimit, dhe vetëm rreth gjysma e tyre përmirësohet. Një nga arsyet: Shumë psikoterapistë, nuk përdorin teknika dhe procedura të bazuara që janë vërtetuar se janë të efektshme.

Miti nr.3: Çregullimet OCD, shfaqen si një mani për hiper-organizimin
Ndryshe nga sa besohet, të prekurit nga OCD, çrregulimet obsessivo-kompulsive, kanë pak të bëjnë me njerëz që janë të ngathët fizikisht apo mendërisht. Përkundrazi, ata vuajnë ngë vërshimi i mendimeve të ndaluara, shqetësuese, shpesh në formën e imazheve të trishtueshme. Është një sëmundje e rëndë mendore, që shkakton zakonisht shqetësim të madh mendor, dhe dëmtime funksionale.

Një pakicë e vogël e të sëmurëve me OCDl, kanë rituale kompustive të larjes frenetike të duarve. Por higjena e tepruar, është vetëm një mundësi në një univers të gjerë simptomash OCD. Por ajo ç`ka e shton konfuzionin në këtë pikë: Një diagnozë e ngjashme me dëgjimin e zhurmave, çrregullimi i personalitetit obsesivo-kompulsivo, karakterizohet në fakt nga një nevojë që gjërat të jenë të rregulluara mirë.

Miti nr.4: Ndryshimet e humorit, janë shenja dalluese e çrregullimit bipolar
I njohur dikur si depresioni maniakal, çrregullimi bipolar është një burim i magjepsjes publike, dhe disa prej personazheve më të famshëm e kanë vuajtur këtë, përfshirë Catherine Zeta Jones apo Mariah Carey. Besohet gjerësisht se emocionet e paqëndrueshme, janë elementi qendror për këtë çrregullim.

Por, ndryshimet e humorit nuk gjenden askund në mesin e kritereve zyrtare diagnostikuese të këtij çrregullimi. Po, individët bipolarë përjetojnë uljet-ngritjet shkatërruese të depresionit dhe majat ekstreme të manisë, por gjendje të tilla zgjasin zakonisht për javë ose muaj. Dhe “humori” nuk është gjithnjë shqetësimi më serioz.

Periudhat e depresionit zakonisht shkaktojnë një lodhje dërrmuese dhe shqetësim të madh mendor. Mania mund të shkaktojë sjellje të egra impulsive, premtime absurde, shpenzime katastrofike, madje edhe ndryshime fizike – me vuajtje dhe dëmtime funksionale.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, shumica e pacientëve bipolarë të martuar janë divorcuar, dhe më shumë se një e treta e tyre nuk janë në gjendje të mbajnë një punë të qëndrueshme. Çrregullimi bipolar është pra një gjendje shumë më serioze se sa thjesht një ndryshim humori: që sugjeron imagjinata popullore.

Miti nr.5: Kura me barna, është mënyra për të rregulluar një ç’ekuilibër kimik
Kompanitë farmacekutike, propagandojnë shpesh tek konsumatorëve mesazhin se “zhbalancat kimike”, janë nxitësit përfundimtarë të sëmundjes mendore – dhe se kjo duhet riparuar me pilulat e tyre. “Studiuesit sugjerojnë një lidhje të rëndësishme midis depresionit, dhe një ç’ekuilibrimi tek nga neurotransmetuesit kimikë të trurit”- shpjegojnë krijuesit e Effexor, një ilaç kundër depresionit.

Por qëndrime të tilla e mbi-thjeshtëzojnë këtë çështje. Ilaçet zënë sigurisht një vend të rëndësishëm në trajtimet psikiatrike. Por, ekzistojnë edhe shumë mënyra të tjera, për të ndryshuar profilin neurokimik të trurit. Sërvitja e rregullt fizike, nxit sinjalizimin në qarqet e trurit që përdorin dopaminën dhe serotoninën – neurotransmetuesit që janë zakonisht në shënjestër të barnave psikiatrike.

Stërvitja rrit gjithashtu neuroplasticitetin, përmirëson metabolizmin e glukozës cerebrale, dhe ndikon në një gjumë më të mirë. Edhe ajo ndryshon “balancën kimike” në tru. Ndërhyrjet me bazë të ushqyerin – rritja e yndyrës omega-3, magnezit, zinkut ose fibrave të bimëve të tretshme – janë zbuluar se zhdukin simptomat e depresionit dhe ankthit./“The Washington Post” – bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb