Të paktën pesë persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi brenda një fabrike në shtetin veriperëndimor të Indisë, Maharashtra, konfirmoi policia lokale.

Shpërthimi ndodhi në “MMP Aluminium Industries” në Korporatën e Zhvillimit Industrial Maharashtra në rrethin Nagpur.

Shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh brenda fabrikës. Ndërsa tre persona vdiqën menjëherë, dy u vdiqën më vonë nga plagët marra, tha policia lokale.

Të plagosurit kanë marrë trajtim mjekësor në spital. Të gjithë punëtorët e vdekur të fabrikës ishin të grupmoshës 20-25 vjeç dhe ishin banorë të rrethit Nagpur.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb