Kryebashkiaku ka qenë në mesin e pesë njerëzve të vrarë nga sulmet izraelite në jug të qytetit libanez, Nabatieh, raporton BBC.

Një dëshmitar e ka përshkruar situatën si “terror të egër”, duke thënë se të paktën nëntë sulme ajrore e kanë shënjestruar qytetin, brenda 30 minutave.

Dëshmitari, banor i qytetit, ka thënë se njëri nga sulmet ka goditur ndërtesën e komunës së Nabatiehut, ku kryetari i bashkisë po merrte pjesë në një takim rreth krizës së situatës humanitare në qytet.

Banori i qytetit ka thënë se ka parë ambulanca teksa nxitonin drejt ngjarjes, për të ndihmuar me operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ministria e Shëndetësisë Publike e ka konfirmuar sulmin, duke thënë se numri i tanishëm i viktimave është pesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: