Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara. Statistikat e publikuara së fundi nga Eurostat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të vetën në shtëpitë ku jetojnë.

Kjo përqindje shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian në 26% ishte temë diskutimi edhe pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon.

Të ftuarit (Gaz Ujkashi, Jetona Koçibelli, Xhoi Jakaj e Albi Lushi) sollën në vëmendje kohën e tyre të fëmijërisë, kur, për shkak të kushteve, u duhej të jetonin në një shtëpi të vogël së bashku me familjarë, por edhe me gjyshëritë tyre jo rrallëherë.

Edhe Bieta Sulo, moderatorja e programit, tregoi se në fëmijërinë e saj, ajo ka jetuar së bashku me familjarët në një shtëpi të vogël, një dhomë e kuzhinë.

“Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe kujtoj që kemi jetuar vetë i pestë në një dhomë e kuzhinë. Kemi fjetur në divan, me gjyshen, në kuzhinë se ishim vetë i pestë…“, – tha Bieta duke iu referuar kushteve të jetës së viteve ‘80-’90. Për fat të keq, duket se kjo situatë ka ndryshuar pak ose nuk ka ndryshuar fare. Shumë të rinj, sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, ende vuajnë mungesën e privatësisë dhe hapësirës së tyre personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: