TIRANE

Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar nga publiku shqiptar. Ditën e djeshme ata festuan përvjetorin e tyre të pestë bashkë.

Këtë moment mjaft të veçantë Blero e kujton plot dashuri. Me anë të një postimi në Instagram ai shkruan se që prej fillimin e ka ditur që do të jetë e tija përgjithmonë.

Blero
Blero

“Gruaja ime që në momentin që të kam njohur dhe do të jesh e imja përgjithmonë”- shkruan këngëtari ku ka postuar dhe një foto së bashku.
Kujtojmë që këngëtari i njohur dhe Afrona do të martohen në Shqipëri, më saktë në Lezhë, në plazhin, “Rana e hedhun”.

Dasma do të zhvillohet në një nga hotelet më të njohur të zonës. Organizimi i dasmës, me rreth 300 të ftuar i është besuar një kompanie në Shqipëri dhe gjithçka do të jetë e bardhë. Afrona do të veshë dy fustane nusërie. Gjithashtu është zbuluar dhe data e dasmës, e cila është 21 shtator 2019.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: