Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, ka thënë se e ka refuzuar ftesën 3 milionë dollarëshe që i ka bërë kandidati i Partisë Republikane për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mënyrë që të performonte në tubimin e tij në New York.
Reperi, i cili më parë pati treguar admirim për ish-presidentin e SHBA-së, ka folur në emisionin “The Breakfast Club” rreth mundësisë që ju ofrua, shkruan “The Guardian”.
Ai ka konfirmuar se “ka pranuar një telefonatë” përmes së cilës i është bërë lutja ta performonte këngën e tij të famshme “Many Man” në tubimin politik që Trump po organizonte në New York.
“Nuk u futa thellë në bisedë. Nuk fola me ta për këtë gjë. Frikësohem për politikën, sepse kur përfshihesh në të, pavarësisht se si ndihesh, dikush me pasion do të ketë mospajtime me ty”, ka thënë 50 Cent.