Të paktën 50 fëmijë dhe 94 gra janë në mesin e 558 të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Liban, raportoi të martën “Reuters”.

Nga këto sulme kanë mbetur të plagosur edhe 1,835 persona të tjerë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Firass Abiad.

Forcat ajrore izraelite kanë vazhduar sulmet të martën në mëngjes, teksa kanë pretenduar se kanë goditur 1,600 objektiva terroriste të Hezbollahut brenda vendit.

Hezbollahu, nga ana tjetër, ka vazhduar të lëshojë raketa në veri të Izraelit, disa prej të cilave kanë shkaktuar zjarre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: