SHBA – Lexuesit e librit “50 hijet e Greyt” po presin me padurim filmin që pritet të dalë në kinema në muajin shkurt. Aktori protagonist që interpreton Christian Grey, Jamie Dornan ka rrëfyer për revistën ‘Elle’ përpjekjet e tij për të mësuar gjithçka rreth seksit mazokist, për të mos zhgënjyer lexuesit e romanit.

Jamie Dornan thotë se ka shkuar në vende ku praktikohet seks mazokist, për të parë në realitet teknikat që duhet të përdorte në film.

“U detyrova të shkoja në vende të tilla për formacion profesional. Atje më ofruan një birrë dhe pashë se si një burrë trajtonte dy femra skllave. Ishte mbrëmje interesante, por kur shkova në shtëpi bëra një dush të gjatë përpara se të prekja gruan dhe fëmijën tim të vogël.”- deklaroi aktori Jamie Dornan.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: