Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me Shqiptarët në Selanik. Rama ka prezantuar 8 nga 50 mësuesit që do t’u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi

“Kalimera! Ju prezantoj me ata që do të na ndihmojnë të qendrojmë më pranë fëmijëve shqiptarë këtu. Janë 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilën ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontrata për tu mësuar gjuhën ton vogëlushëve shqiptarë. Janë 8 gra që dua t’i ftoj në skenë”, u shpreh Rama.

Ai u ndal edhe tek ajo që ndodhi dje në kufi, ku gazetarët shqiptarë u bllokuan për tre orë duke mos u lejuar të futeshin në Greqi.

Rama zbuloi se u desh ndërhyrja e ministrit grek të Jashtëm që situata absurde të mos vijonte më.

“Shpreh keqardhjen për gazetarët e ardhur dje nga Shqipëria që u bllokuan për disa orë ë Greqi, dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek, mikun tim për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situate absurde.
Kjo nuk i ka ndodhur kurrë një gazetari grek në kufirin hyrës në Shqipëri.

Dua të besoj se qeveria greke do t’i përgjigjen me logjikën e shëndetshme europiane kërkesës që do t’i drejtojmë zyrtarisht për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Ai ka bërë vetëm detyrën si gazetar”, vijoi ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb