Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, njëkohësisht lidere politike në Qarkun e Tiranës, në takim me gratë u shpreh se vetëm PS-ja dhe Edi Rama u ka dhënë hapësirë kaq të madhe.

“Kundërshtarët e shohin ndryshe, ata thonë se Edi Rama nuk mundet, hera e parë që jam dakord me ta. Duke parë mbështetjen e grave, e dinë më mirë se PS u ka dhënë hapësirë të madhe, deri në nivele të larta të drejtimit

Nuk e zëmë vetëm si numra, gratë janë më pranë komuniteteve dhe bëjnë ligje më të mira, 50% të këshillave bashkiakë janë femra. Kjo është meritë e PS-së dhe liderit tonë Edi Rama. Misioni ynë tani është garë për Shqipërinë Europiane” – u shpreh Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb