Policia gjermane dhe Prokuroria Publike në Gjermani kanë njoftuar se kanë arrestuar disa hajdutë të dyshuar, të cilët kryenin vjedhje e grabitje në mbarë vendin. Ata dyshohen për së paku 50 episode të vjedhjeve në shtetin gjerman.

Hetuesit kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjeve dhe këtë të premte policia arrestoi 8 vetë, të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale Hetimi filloi pasi disa vjedhjesh që zbuluan më 26 janar në Sint-Martens-Latem, shkruajnë mediat gjermane.

Një muaj më vonë, katër të dyshuar u identifikuan dhe u arrestuan në Schaerbeek. Atje u gjetën edhe mallrat e vjedhura përfshirë orë dhe stoli. Të dyshuarit, tre meshkuj të moshave 29, 30 dhe 32 vjeç me kombësi shqiptare dhe një femër 32-vjeçare me kombësi rumune, u arrestuan në 14 shkurt para gjykatësit hetues në Gent.

“Dy anëtarët e tjerë të bandës mund të identifikohen gjatë hetimit, përkatësisht një shqiptar 29-vjeçar dhe një tjetër 40-vjeçar, të dy pa vendbanim të njohur”, tha prokuroi publik. Policia ishte në gjendje të lidhë të dyshuarit me një numër të madh vjedhjesh dhe përpjekjesh për vjedhje, në periudhën midis nëntorit 2018 dhe shkurtit 2019.

Banda ka kryer grabitje të ndryshme dhe dyshohet për rreth 50 vjedhje dhe përpjekje për vjedhje në Destelbergen, Sint -Martens-Latem, Sint-Lievens-Houtem, Bruges, Holsbeek, Haaltert, Keerbergen, Beernem, Ëingene, Aalter, Overijse, Oostkamp, ??Hoeilaart dhe Namur. Hetimi gjithashtu zbuloi se ata po ofronin mallra të vjedhura për shitje për tregtarët në Antëerp.

Autoritetet kanë ndaluar edhe një izraelit dhe një gjeorgjian, të cilët do të oyeten nga policia. Në total, tetë të dyshuarit duhet t’i përgjigjen gjykatës në Gent më 30 Shtator.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb