Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me vendimin për të shtuar me 500 efektivë policinë e shtetit.

Ai u shpreh se një gjë e tillë është bërë me qëllim nga qeveria, e cila synon të mbrohet nga zemërimi i popullit, por sipas tij kjo nuk do të ndikojë aspak në protestat qytetare.

Demokrati këmbëngul që e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike

Postimi i plotë:

500 EFEKTIVË SHTESË PËR POLICINË E PUSHTETIT, POR TA HARROJNË SE DO MUND TË SHTYPIN PROTESTAT QYTETARE!
👉Fakt: Pak ditë më parë, qeveria miratoi Aktin Normativ të Buxhetit 2024, ku ndër të tjera është vendosur që “gardhet policore” të rriten edhe me 500 efektivë të tjerë.
⁉️I duhen Shqipërisë, rendit dhe sigurisë këta 500 policë shtesë apo i duhen thjesht qeverisë për tu mbrojtur nga zemërimi popullor?
⁉️Si mund të ndodhë që ndërkohë që popullata ulet si pasojë e shpopullimit, nga ana tjetër rriten numrat në rradhët e trupave policore?
⁉️Pse taksapaguesit duhet të paguajnë 5 milionë euro cdo vit për rrogat e këtyre efektivëve shtesë realisht të panevojshëm, ndërkohë që me këto para mund të ndërtonim cdo vit disa qendra shëndetësore apo kopshte e cerdhe?
❌Fakt: Në 11 vite cdo vendim i mazhorancës qeverisëse nuk është ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, zhvillimit, ekonomisë dhe aktorëve të tregut, por vetëm si e si të cimentojnë rrënjët e kalbura të keqqeverisjes.
🔷Zgjidhja sot është një dhe vetëm një, zgjedhje të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike. #osotokurrë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb