Ushtria izraelite ka vrarë 52 palestinezë të tjerë në sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga tetori i kaluar në të paktën 41.586, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza njoftoi se po ashtu më shumë se 96.210 palestinezë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite.

“Forcat izraelite vranë 52 persona dhe plagosën 118 të tjerë në katër masakra kundër familjeve në 48 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, theksoi ministria.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar me ofensivën brutale në Gaza pas sulmit ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar..

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: