Një kallëzim është bërë në Komisariatin e Policisë së Korçës nga shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me vëllain e saj, P. D., 49 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, vëllai ka humbur kontaktet që nga data 02.04.2025. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.