TIRANE- Historia e Lumturie Kodrës, 57-vjeçares e cila denoncoi dje shkrimtarin Amedeo Baci se me anë të mashtrimeve, duke i premtuar lidhje dashurie, i kishte marrë 15 mijë euro, është bërë sërish sot temë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”.

Ajo ka vijuar më tej me akuza ndaj ish-të dashurit, ndërsa pohoi se ai këtë skemë e kishte përdorur dhe me mikeshat e saj, të cilat i shfrytëzonte për para, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Nuk kam kërkuar miq në “Facebook”. Por duke kërkuar për shkrimtarë, pash dhe Amedeon. U njohëm gradualisht, më tha ‘Zemër, shpirt’. I thash pse nuk vë foton tënde, më tha ‘eja më shi live’. Jemi njohur në vitin 2015. Erdha në Pogradec për promovimin e librit tim të parë. Atë ditë e kam takuar. Nuk erdhi në Pogradec, shkova unë në Tiranë. Fjeta tek shtëpia e tij. Ato ditë nuk e lash të fuste dorë në xhep. Kur njoha Amedeon, vija njëherë në 3 muaj në Shqipëri. Çoja për të pako, siç çoja për djalin tim. Çoja dhe për Edonën, redaktoren. Ajo ishte gjysmë jetime. Nuk isha naive që mos të mendoja se ajo e donte. Nisa të bëhesha xheloze. Ai më siguroi që ‘do jesh e imja’”, pohoi ajo.

Mes të tjerash Lumturia theksoi se Amedeo Baci i kishte kërkuar që ajo të merrte në Itali një kredi për të blerë një shtëpi në emër të të dyve.

“Më tha ‘merr një kredi në Itali dhe e vëmë shtëpinë në emër të të dyve’. Ai iku nga shtëpia që kishte, për ne Laprakë, me 50 mijë eurot e shoqes time. Ia kam çuar faktet zonjës Odeta (gazetares së News24). Ajo e ka faktuar se janë dhënë lekët. Më thotë një shoqja ime që ‘je e sigurt për Amedeon, se duket sikur të ka prishur perëndia mendjen’. Ajo më tha se të ‘njëjtat fjalë që ti ka thënë dhe ty, mi ka thënë dhe mua’. Ai u thoshte të gjithave mikeve të mia “Dashuria ime, përjetësia ime”. Donte t’i zhvaste. Amedeos ndenjti 3 javë në Itali. I bëra bukën gati unë, i lash çelësat dhe ika në punë, ndërkohë ai fliste dhe me miken time. Ajo e pyeti se ku ishte, ndërsa ai i tha se ishte në hotel në Norvegji. Buldozeri zhvishej gjysmë lakuriq kur fliste me femra. Mikja ime e kuptoi dhe më pas i tha: ‘Ske turp, je tek shtëpia e Lumturies’. Më pas kur erdha nga puna ajo më tregoi dhe mesazhet që kishte folur me Amedeon”, rrëfen Lumturia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: