TIRANE- Tirana tashmë është bërë qyteti i parë në Shqipëri që zbaton kulturën e varrezave murale. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në vendin tonë, zhvilloi ceremoninë e zhvendosjes në varrezat murale të Sharrës të eshtrave të 6 shtetasve të parë italianë, që i përkasin periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mësohet se pjesë e ceremonisë ishin kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Kryeipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Kutilo. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se pas investimeve që kanë përfshirë të dyja varrezat publike ka ardhur koha që qyteti të bëjë një hap tjetër të guximshëm.

“Është shumë e rëndësishme që nisim procedurën për 102 shtetasit italianë të viteve ’30-’40, pra të epokës midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, për të dhënë një shembull se si kjo procedurë bëhet me shumë dinjitet, duke respektuar të gjithë kodet e besimit, kodet civile, duke mësuar nga një shtet modern”, tha Veliaj. Ai theksoi se kultura e varrezave murale është e aplikuar prej shumë kohësh nga shumë shtete dhe sjell një trajtim modern qoftë në respektimin e atyre që janë larguar nga jeta, ashtu edhe në menaxhimin e varrezave publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb