Të paktën gjashtë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit që synonte kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Në një deklaratë për shtyp, ministria tha se gjashtë trupa u sollën në Spitalin Qeveritar Jenin pas sulmit izraelit në kamp. Identiteti i të ndjerëve ende nuk dihen.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha në një deklaratë: “Në një operacion të përbashkët nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Shin Bet, një dron i Forcave Ajrore kohët e fundit synoi një vend në zonën e Jeninit”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Burimet lokale palestineze raportuan se një dron izraelit goditi një nga lagjet në kamp me tre raketa.
(A.A/BalkanWeb)