DURRES – Livia Hoxhallari është vetëm 6 vjeç. Nxënësja e klasës së parë në Durrës ka një javë që mungon në bankat e shkollës. Shkak i mungesave të shumta është bërë infeksioni i syve, që po e verbëron çdo ditë e më tepër, duke i rrezikuar seriozisht jetën.
Familja Hoxhallari e ka vizituar vajzën në Durrës dhe në QSUT në Tiranë, por nuk i kanë kryer të gjitha ekzaminimet, pasi u mungojnë lekët. Mjekët duke parë gjendjen e vështirë ekonomike të tyre i kanë përcjellë me fjalët se procedura është e komplikuar dhe se duhet ta çoni jashtë për operim.

“Ka lindur me probleme, me kanalin e lotit të bllokuar dhe tani është përkeqësuar. Duhet ta çosh jashtë më thanë. E çova në Tiranë, i bëra vizitë atje, më thanë që mund të bëhet këtu, por jemi shumë dobët, nuk kemi punë, jemi pa punë.”- shprehet i ati i vajzës, Artian Hoxhallari.
E ëma Ylvie është e vetmja që ka një punë si pastruese dhe paguhet 10 mijë lekë të reja në muaj. Financat janë aq keq sa qiraja e shtëpisë, faturat e dritave dhe ujit nuk janë paguar prej 3 muajsh. Por para dritës së syve asnjë nuk ka rëndësi, kërkohet ndihmë për Livian, madje urgjentisht.
“Mjekët na kanë thënë për ndërhyrje. Vajza do të shkojë në shkollë, por më thotë nuk shikoj dot atje te shkolla. nuk lexon dot në dërrasë të zezë. Kush të ketë mundësi të më ndihmojë.”- deklaron nëna e 6-vjeçares, Ylvie Hoxhallari.
Ndihma po mblidhet nga shkolla 9-vjeçare Marie Kaculini, mësues, prindër dhe nxënës po kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë Livias.

Per te ndihmuar Livian mund te kontaktoni me babain e saj ne kete numer telefoni: 068 2939823.

Nr i Llogarise Bankare Tirana Bank ne leke 0300550067001
Ne valute IBAN AL74206120120000300550067001 Artian Hoxhallari

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: