ITALI- Vepronte gjatë natës, ndërkohë që pronarët ndodheshin në shtëpi. Policia italiane ka shkatërruar një bandë që grabiste vila dhe apartamente, duke arrestuar 4 shqiptarë anëtarë të saj.

Operacioni i publikuar sot nga mediat italiane u finalizua në qytetin e Torinos. Sipas policisë për shqiptarët janë dokumentuar se paku 60 vjedhje në rajonin e Piemontes, mes të cilave dhe grabitja në 5 majin e vitit 2015. Gajtë kësaj grabitje në komunën e Canaveses në Torino, pronari i saj 79- vjeçar qëlloi me armë në shpatull një nga grabitësit, shqiptarin Flori Eollaj 39 vjeç.

Ndërkohë që dy shqiptarët e tjerë, pjese e bandës mundën të largoheshin pa u kapur nga forcat e rendit. “Aktivitet e pjesëmarrje në organizata me qëllim kriminal”, vjedhje, grabitje, kërcënim e mbajtje pa leje armësh e municionesh”, janë akuzat që rëndojnë mbi shqiptarët. Sipas policisë në momentin e arrestimit shqiptarëve iu gjetën 18 autovetura të cilat dyshohet se gjithashtu janë të vjedhura.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb