Të qenurit pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë UNESCO-s për një vend të vogël si Shqipëria është vlerë, e cila sipas ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati bën krenar këdo. Në ceremoninë e kremtimit të 60 vjetorit të shefi i diplomacisë shqiptare foli për çka vendi përfiton si pjesë e kësaj organizate.

“UNESCO rriti mbështetjen për lirinëe shprehjes, ndërtimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, arsimit, mbrojtjen e nxitjen e të drejtave të njeriut…” u shpreh Bushati.

Edhe pse tha se nuk ka shumë për të folur mbi aktivitetin gjatë periudhës së diktaturës komuniste, ministri Bushati i njohu një meritë të qenurit pjesë e UNESCO-s.Megjithatë, përpos kufizimeve drastike të imponuara nga diktatura, orientimit ideologjik, paranojës dhe vet-izolimi ndërkombëtar, prania në UNESCO e ndihmoi Shqipërinë të luftonte analfabetizmin në përpjekje për të nxjerrë vendin nga një prapambetje e theksuar.Me ndryshimet rrënjësore të sistemit politik në vend, ndërveprimi ynë me UNESCO-n e vuri në qendër nevojën për mbështetjen për integrimin e vendit në botë, ndryshimin e imazhit dhe rritjen e shikueshmërisë, mbështetjen për lirinë e shprehjes, përmirësimin e sistemit arsimor, ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokracisë, ndërtimin dhe funksionimin e shoqërisë civile dhe qytetarisë, mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore përmes politikave të reja, si dhe, në mënyrë të veçantë, mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut.” –Deklaroi Bushati

Në fjalën e saj ministrja Kumbaro u shpreh se kur Shqipëria u fut në UNESCO, 60 vite përpara, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët.  “Gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit.” -theksoi Kumbaro.

Ndër të tjera Kumbaro vuri theksin te domethënia e kësaj organizate dhe vecoi projektin BE-UNESCO si bashkëpunimin më të fundit i suksesshëm.

“Drejt forcimit të qeverisjes së trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të rajonit të Liqenit të Ohrit” mund të përmendet në këtë fushë. Është projektuar për të mbështetur qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur zonën e Liqenit të Ohrit. Ky projekt mbështeti përgatitjen e dosjes së kandidimit për zgjerimin e sitit të trashëgimisë botërore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit” (2014-2017). “ -u shpreh Kumbaro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb