Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për biznesmenin Arber Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.


Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa mohuan akuzat e Krimeve të Rënda. Pas konsultimit Gjykata pranoi kërkesën e Çekatj dhe për dy të pandehurit e tjerë. Në datë 15 tetor, pritet që të lexohen konkluzionet e prokurorisë për Çekaj.


Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb