Policia ka reaguar lidhur me rastin e një 63-vjeçari i cili kishte konsumuar fostoksinë përballë ambienteve të godinës së SPAK. Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, bëhet fjalë për shtetasin Pal Trashaj, 63-vjeç. Në pamjet që sjell BalkanWeb duket i moshuari pak çaste pasi kishte pirë helm.

I moshuari është transportuar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Teksa lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e cila njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: