MALLAKASTER – Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga shtetasin Myzafer Kaziaj, 63 vjeç, banues në fshatin Ngraçan, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 30-vjeçare.

Mësohet se ndalimi i 63-vjeçarit u bë pasi shtetësja me iniciale E.K, 30 vjeçe, ka bërë një kallëzim penal, me pretendimin se shtetasi Myzafer Kaziaj, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në tarracat e fshatit Ngraçan, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 102/1 e 22 i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: