SHBA – Një hajdutje e ka pësuar shumë keq gjatë një tentative vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në Snohomish County, Washington dhe tregohet se si gruaja ka tentuar të vjedhë dy pako të cilat ishin vendosur në derën e një shtëpie raporton Daily Mail.

https://www.youtube.com/watch?v=rt7s9ud7uEM

Gruaja ka pritur që të largohet postieri që kishte sjellë porosinë para shtëpisë e më pas hyn në aksion. Ajo afrohen me një makinë afër shtëpisë. Ajo nxiton të marrë pakot, por kur largohet rrëshqet dhe thyen këmbën.

Ajo përpiqet të ngrihet por nuk ia del dot. Më pas vjen një person i cili mendohet se është bashkëshorti i saj dhe e ka çuar në makinë. Sipas mediave policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj grabitje, të mbetur në tentativë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb