Partizani gjendet në Slloveni ku po kryen fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit italian Franko Lerda, ndërsa ditën e sotme ka zhvilluar edhe takimin e dytë miqësor, atë ndaj vendësve të NK Muras. Skuadra sllovene ka fituar 2-1, duke bërë që Partizani të dështojë dhe në provën e dytë pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Sarajevës.

Partizani Mura
Partizani Mura

Në sfidën e dytë, trajner Lerda kishte bërë shumë ndërrime në ndryshim nga ndeshja e parë, por sërish kampionët e Shqipërisë shfaqën probleme në qendër të mbrojtjes, ku pësuan dhe të dy golat në minutën e 23-të dhe 72-të pas gabimeve foshnjarake në prapavijë. Belica luajti në pjesën e parë fillimisht me Bitrin dhe më pas me Adzem, boshnjaku që është afruar së fundmi në kampin e kuq.

Partizani pati disa mundësi shënimi, por golin e gjeti vetëm në kohën shtesë me anë të Çinarit, që e zbut sadopak humbjen e dytë në tokën sllovene për 16 herë kampionët e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb