ITALI-Tullio Simoncini, mjeku që u arrestua disa kohë më parë për shkak se kishte kuruar me sodë bukë të sëmurë me kancer, është dënuar sot me 5 vjet e gjashtë muaj për vrasje me dashje dhe ushtrim abuziv të profesionit të tij.

Vendimin e ka marrë një gjykatë e Romës e cila gjithashtu ka dënuar me 2 vjet edhe mjekun radiolog Roberto Gandini, si bashkëpunëtor të Simoncinit.

Të dy ishin akuzuar se për gjashtë vite, në një klinikë në Tiranë kanë kuruar me sodë buke 27-vjeçarin italian Luca Olivotto, i cili vuante nga një tumor në tru. Olivotto, në 2012 ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku Simoncini punonte për të iu nënshtruar disa kurave dhe pas dy ditësh vdes për shkak të një agravimi të rëndë të situatës së tij shëndetësore.

Dy vite burg edhe për mjekun radiolog Roberto Gandini, që ka qenë ndihmësi i Simoncinit, duke përdorur nëpërmjet venave të gjakut, doza sode buke, që duket se kanë sjellë vdekjen e të riut.

Shkaku i vdekjes, nga një arrest kardiak është pasuar nga një ‘alcalosi metabolike’ shumë e rëndë, që ka ndodhur në 18 tetor, 6 vjet më parë në një spital të Tiranës, ku Simoncini po praktikonte terapinë e tij kundër kancerit (që në të vërtetë nuk funksiononte).

Simoncini dhe “kura” në televizionin zviceran
Disa kohë më parë Simoncini ka qenë protagonist absolut në transmetimin e Patti Chiari të televizionit Zviceran. Maria Roselli dhe Fabio Pellegrinelli, gazetarë të emisionit zviceran dedikuar të drejtave të qytetarëve, janë vënë në gjurmët e tij dhe falë një deklarate të përgjuar të dhënë prej tij, kanë mbërritur në Romë ku Simoncini merrte pacientët.

Mjeku pasi i vizitonte, në shtëpinë romane me ndihmën edhe një bashkëpunëtori mjek, të një institute kurimesh religjioze, gjithmonë në Romë, i kërkonte të vinin në Tiranë. Mjekët gjenin pacientët, ndërsa në kryeqytetin shqiptar, bëhej kura finale që kushtonte 7000 euro.

‘Seanca e sotme gjyqësore ka qenë një pikë pozitive për historinë e dhimbshme të familjes Olivotto, duke dhënë një shpresë që metoda të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe që shkaktojnë viktima do të dënohen.
Askush nuk do e kthejë Lukën tek të dashurit e tij- thanë avokatët Francesco Lauri dhe Giovanna Zavota, por është një kënaqësi e madhe të shohësh të dënuar përgjegjësit që e shkaktuan, dhe që përbaltën kështu profesionin e nderuar të mjekut’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb