Ka reaguar sërish përmes një postimi në twitter ministri i brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.” – shkruan Lleshaj. Ky është reagimi i tretë i ministrit Lleshaj brenda pak orësh, nga nisja e përshkallëzimit të protestës. Më herët Lleshaj apeloi kryedemokratin Lulzim Basha të ndalojë sulmet ndaj policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb