Familja Çela ka bërë gati valixhet për tu nisur drejt Ankarasë. Është lehtësim që ata do të udhëtojnë me avion në komoditet. Jashtë banesës kanë dalë familjaret dhe fqinjët për ti përcjellë. Në sytë e tyre ka lot. Përqafohen me ta dhe i urojnë Selmanit të vogël shërim të shpejtë në Ankara.

Udhëtimi me autobus i Selmanit të vogël do të ishte shumë e rrezikshme pasi mjekët ia kishin bërë të qartë që nuk mund të udhëtonte aq gjatë në gjendjen e tij. Në Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit ka dalë për ti përcjellë Amarildo, vëllai i madh.

Ndarja është e trishtë…

Elvisi dhe Sidriti komunikojmë përmes Skype-it me Mustafain dhe familjen e tij. Ata tashmë ndodhen në Ankara ku fëmijët janë duke kryer analizat e fundit. Mustafai thotë së janë akomoduar në një banesë me qira, jemi mirë, falenderojmë shqiptarët, vëllezërit tanë.

Elvisi: E rëndësishme është që ju mos të keni probleme, më paratë. Ne duam që ju mos t’ju mungojë asgjë. Stafi është në komunikim me ju. E dimë që qiraja është e lartë, kontrata juaj është e shtrenjtë, por mos u mërzit shqiptarët janë pranë jush!

Ju na thatë se do qëndroni disa kohë atje, ne i dimë harxhimet tuaja. Ju do hapni një numër llogarie dhe ne do ju dhurojmë edhe 10 mijë euro të tjera, krahas 5 mijë eurove. Ju keni një grua heroinë dhe një familje te forte. Ne jemi miq tashmë, çdo vështirësi e juaja është edhe vështirësia jonë. Prej jush duam lot gëzimi tani e tutje.

Mustafai: Ju falënderoj shumë, ju jam mirënjohës për gjithçka. Falenderojmë gjithë shqiptarët.

Elvisi: Zoti të bëjë atë që është më e mira!

https://www.youtube.com/watch?v=IW8gsFxw6yQ&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb