TIRANE – Në 7-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka shprehur nderim për të gjithë të rënët në luftën çlirimtare.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës me nderimin e thellë për të gjithë të rënët në luftën çlirimtare!”.
Ndërkohë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës po kremtohet sot me një sërë aktivitetesh, 7-vjetori i shpalljes së Pavarësisë të shtetit të ri evropian, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: