TIRANE-Në kuadër të festimeve që kanë perfshirë mbarë vendin, për 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë, është çelur ekspozita kushtuar kësaj ngjarje.


Objekte personale të atyre që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatori nazifashist, ditare nga lufta e deri fletore shkolle, vizatime janë ekspozuan në ambientet e kryesisë së kuvendit të Shqipërisë.


Dyert e kuvendit janë hapur për qytetarët këtë 29 nëntor për të shënuar kështu rrugëtimin 70-vjeçar të çlirimit, me ata që bënë luftën për çlirim.


(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: