TIRANE-Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut, u zhvillua në ambjentet e palestrës së lojrave, pranë Ministrisë së Mbrojtjes kupa e volejbollit për vajza “Petrit Murzaku”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: zv. ministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit(QKMBSHP), Mirela Roshi si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Ne fjalën e saj me këtë, Mirela Roshi, pasi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit në aktivitet dhe në mënyrë të veçantë mjeshtrin, Petri Murzaku, u shprehse, ky është një aktivitet me rastin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe për mua është aktiviteti i parë. Ky aktivitet më bën të mëndoj që ne ta zhvillojmë dhe zgjerojmë më tej aktivitetin që ka të bëjë me Forcat e Armatosura. Le të jetë kjo një nisje e parë edhe për mua si drejtoreshë e re e QKMBSHP si një pikënisje e re për të sjellë dhe risi të tjera, jo vetëm në volejboll, por dhe në sporte të tjera.”
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë ekipet e volejbollit për vajza të klubit Tirana, Partizani, Sh.Uka dhe ekipi Dardania i Forcave të Armatosura.
Takimi i parë u luajt midis ekipit Sh.Uka dhe ekipit Partizani, i cili përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin Sh.Uka. Takimi i dytë u luajt midis ekipit të Dardanisë dhe ekipit të Tiranës, i cili u fituar nga ekipi Dardania i Forcave të Armatosura.
Ndërsa takimi final u luajt mes ekipit Dardani dhe ekipit Sh.Uka, i cili u fitua nga ekipi Sh.Uka, i cili u shpall edhe ekipi kampion i këtij kompeticioni.
Kupën e fitores ia dorëzoi ekipit Sh.Uka mjeshtri i Volejbollit, Petrit Murzaku. Në fjalën e tij Murzaku falenderoi organizatorët e këtij aktiviteti si dhe i uroi suksese të gjitha ekipeve pjesmarrëse në këtë aktivitet.
(a.n/ata/BalkanWeb)