Marissa Teijo, 71 vjeç, bëri histori duke kaluar nëpër skenën e konkursit të Miss Texas SHBA.

Parakalimi i saj u shoqërua nga duartrokitje të forta dhe brohoritje.

Ajo është garuesja më e vjetër që ka konkurruar ndonjëherë në këtë konkurs.

Mosha e Teijos nuk është e vetmja arsye pse pjesëmarrja e saj theu barrierat në botën e konkursit.

Ajo është gjithashtu e martuar, nënë dhe e divorcuar më parë, të gjitha këto kritere që deri para një viti do të ishin të mjaftueshme për skualifikim.

Mirëpo, fatmirësisht, për Teijo rregullat ndryshuan vitin e kaluar.

E lindur në vitin 1952, Teijo u rrit në një fermë pambuku dhe misri, në një qytet të vogël në Teksasin Veriperëndimor. Ajo tha se në fermë rrënjosi dashurinë për të qenë aktive.

Si e rritur, Teijo tha se vraponte, ushtronte në palestër dhe madje filloi të garonte në kompeticionet e bodybuilding kur ishte 40 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: