Shumica e njerëzve që blejnë lirë një shtëpi në Itali tërhiqen thjesht nga ideja për të paguar një çmim të volitshëm për mundësinë që iu jepet për të ikur në një vend më të ngrohtë që ka ushqim më të mirë.

Por çfarë ndodh po të mendoni se një zhvendosje e tillë ju ndihmon të jetoni më gjatë?

Pikërisht këtë kishte në mendje 72-vjeçari amerikan Bingwa Thomas.

Me origjinë nga Kansas City dhe aktualisht me qendër në Los Anxhelos, Thomas bleu një banesë të vjetër në Latronico për 8,000 euro (rreth 8,662 dollarë) në një rajon të thellë jugor të Italisë, shkruan CNN.

Thomas u josh nga stili i jetesës më i shëndetshëm dhe plakja e ngadaltë, duke shpresuar se ndryshimi do të bënte që ai të jetonte më shumë se mesatarja e jetëgjatësisë në SHBA.

Jetëgjatësia në Itali është 82.7 vite, ndërsa në SHBA është 79, thotë ai.

Në fakt, Organizata Botërore e Shëndetësisë e vendos shifrën e moshës mesatare të jetëgjatësisë në SHBA pranë 77. Dhe kjo e shtyn Thomas të mendojë se do të jetojë së paku edhe 10 vite të tjera, përtej moshës aktuale.

Por për një mashkull me ngjyrë kjo mesatare është 70. Pra, në SHBA unë kam kaluar tashmë dy vjet datën e skadencës. Por në Itali mund të marr 10 vite shtesë dhe mund të jetoj 10 vite më shumë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb