Në 75-vjetorin e lindjes, ish-kryeministri Sali Berisha, ndan me miqtë në rrjetet sociale, falenderime e mirënjohje për të gjithë mbështetjen e dhënë për të jetuar ashtu siç shkruan në realitetin e ëndrrave të tij më të guximshme.

Postimi i plotë:
E para që buron nga shpirti im këtë ditë është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptar dhe të huaj, bashkpuntorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite të jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme.

Ndjehem pafundësisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurine, miqësinë, mbështetjen e tyre!

Së fundi miq, këtë dekadë unë kam patur kënaqësinë dhe privilegjin e vecantë të udhëtojë në vjeshtën e jetës time. Falenderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranvere të dytë për mua! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb