Gjirokastra ka festuar 75-vjetorin e çlirimit me një sërë aktivitetesh të shtrira përgjatë tre ditëve. Veteranë, familjarë e pushtetarë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve ku nuk kanë munguar edhe simpatizantët e diktatorit, me foton e tij.
Ata kanë mbajtur lart foton e diktatorit Enver Hoxha lart në memorialin në Varrezat e Dëshmorëve duke shprehur vlerësimin për të.
Ndërsa nxënësit e shkollave me shaminë e kuqe në qafë kanë vendosur nga një lule në çdo varr dëshmori.
Gjirokastra si Tikriti, vendlindja e Sadamit.
Unë, Alban Tirana e kam patur babën partizan të Brig.Parë Sulmuese me komandant heroin legjendar Mehmet Shehu, kjo brigadë ka qënë e vetmja që ka bërë luftë si dhe ka çliruar tiranën. Por, mbas çlirimit baba më ka thënë se kemi bërë gabim të madh që i shtimë pushkë italisë sepse italia filloi të ndërtonte rrugë , pallate dhe ngriti industrinë e naftës dhe krijojë disa fabrika, kurse gjetmanin e sulmuam me hile, sepse ata ishin në ikje dhe pati një marrëveshje për mossulmim. Por, partizamët komunistë i silmuan, atëhere gjermani u detyru ti sulmojë të pabesët partizanë të Enver qenit. Mbas çlirimit më tha baba – : gjëndja u bo më keq se para luftës, pra u çgënjyem edhe ne partizanët, por PKSH nga çlirimtare u kthy në vëlla crasje duke vra shqiptari shqiptarët. Pra, ma i mirë ka qënë fashizmi se sa komunizmi, kështu më ka thënë baba im ish partizan.