TIRANE

Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ hartues të studimit të realizuar nga ‘Together for Live’ dhanë detaje mbi të dhënat tronditëse referuar fenomenit të ikjes masive të mjekëve kryesisht drejt Gjermanisë dhe Anglisë. Arlinda Shehu drejtuese e grupit të punës thotë se ka qenë shumë e vështirë për të intervistuar mjekët për shkak te frikës së humbjes së vendit të punës ende pa ikur që ekziston tek bluzat e bardha.

Studimi i financuar nga fondacioni ‘Friedrich Ebert’ rendit kushtet e këqia  stresin dhe pasigurinë në vendin e punës si shkakun kryesor të largimit të mjekëve.

Sipas Shehut më shumë se 50% e mjekëve që duan të largohen kanë eksperiencë pune 10 vjecare dhe i përkasin grupmoshës 30-50 vjec.

Tepër shqetësues është edhe treguesi i mjekëve me gradë shkencore ku nga 100 te intervistuar 32 prej tyre thonë se duan të largohen menjëherë nga Shqipëria në kërkim të një pune në Europë. Shehu thotë se mund te ketë një rritje të treguesve në shifra pas mbëritjes në Shqipëri të kompanive të rekrutimit nga Britania e Madhe kjo pasi pengesa e vetme për largimin e mjekëve ka qenë vështirësia ne mësimin e gjermanishtes ndërkohë që të gjithë mjekët kanë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb