Një 79-vjeçar nga Gramshi është vetëplagosur me armë gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Sporti”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N.Xh., është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij.

“BalkanWeb” mëson se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezulton se armën e gjahut 79-vjeçari e ka patur me leje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: