TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot një nga aleatët e tij të vjetër, dhe një nga prijësit e lëvizjes studentore të dhjetorit, Azem Hajdarin.  Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se kombi shqiptar përulet para veprës së tribunit legjendar dhe studentëve që ia dolën të gjunjëzojnë regjimin më të egër diktatorial në Europë.

“Sot 8 Dhjetor, dita e Rinise!

Të dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar Azem Hajdari dhe studentëve liberator, që 26 vjet më parë nisën në Qytetin Studenti, në një akt guximi, për kohën mbinjerëzor, protestën e tyre, revolucionin demokratik më të fuqishëm dhe më paqësor në historinë e vendit.

Në një betejë epike studentët ia dolën të gjunjëzojnë regjimin më të egër diktatorial të Europës dhe të çelin për shqiptarët dyert e mbyllura të lirisë dhe vendosjes së sistemit pluralist demokratik!Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve liberator!”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb