TIRANE- Me rastin e 8 Dhjetorit, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi së bashku me deputeten Mesila Doda dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit zhvilluan një takim të veçantë për të njohur publikun shqiptar me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

Në aktivitet të pranishëm ishin edhe deputetë dhe të persekutuar politikë, që sipas Mesila Dodës është grupimi që mori nismën për ligjin e lustracionit.

“Disa njerëzve s’u ka pëlqyer të kenë përballje në Parlament, por ligji u depozitua, e ka firmosur Dashamir Shehi”, tha ajo ndërsa shtoi se hapi i dytë do të jetë ndryshimi i ligjit për partitë politike.

Ndërsa kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e quajti 8 dhjetorin datë të rëndësishme për Shqipërinë, e cila duhet të shënojë edhe një moment reflektimi.
Siç tha Idrizi, “ Duhet të jetë një moment reflektimi, aspiratat tona nuk janë realizuar. Shoqëria shqiptare nuk është ndarë nga e kaluara”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: