TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shënjuar Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin me një mesazh, ku shkruan se janë 27 vite kundër rinisë.

Duke kujtuar fillimin e fjalimit të kryeministrit Edi Rama me fishkëllimat e të rinjve, Vasili shkruan se sot duhen fishkëllyer e refuzuar hipokritët që flasin në emër të rinisë.

“8 dhjetor. 27 vite kundër rinisë. Fjalë shumë- vepra hiç. Mjaft më. Sot duhen fishkëllyer e refuzuar demagogët, hipokritët dhe të paditurit, që flasin në emër të rinisë”, shkruan Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb