Si në shumë vende të ndryshme të botës edhe në Shqipëri marijuana apo kanabisi është i ndaluar me ligj pasi klasifikohet si lloj droge. Pavarësisht se në botë konsumohet shumë, ajo ka një famë të keqe.
Kanabisi mund të jetë më pak i dëmshëm sesa alkooli dhe duhani dhe mund të jetë i dobishëm dhe të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera.

Ja 8 fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur në lidhje me kanabisin:
-Është aprovuar edhe nga studiuesit e shëndetësisë që kanabisi ka efekt në zvogëlimin e rrezatimit të kimioterapisë dhe radioterapisë në trajtimet e AIDS-it dhe kancerit.

-Një hektar arë me kanabisi, prodhon oksigjen sa 25 hektarë pyje.

-Nëse me një X sasi druri prodhojmë 10 kg letër, me të njëjtën sasi kanabisi prodhohet 8 herë më shumë.

-Në çdo vend të botës mund të rritet shumë lehtë, pasi kërkon shumë pak ujë.

-Xhinset e para janë bërë nga kanabisi, pasi është shumë i fortë dhe i qëndrueshëm. Mund të përdoret edhe për kapela, çanta, litarë etj.

-Është ushqim ideal për kafshët dhe energjik.

-Përdoret për izolimin e ndërtesave ngaqë është jashtëzakonisht i qëndrueshme, i lirë edhe jo i dëmshëm. Sendet që janë prodhuar nga kjo bimë mund të rezistojnë shumë vite, citon t.sot.

-Sapunët dhe produktet e tjera kozmetike që janë prodhuar nga kanabisi nuk dëmtojnë as mjedisin e as ujërat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: