TIRANË- Një ditë pasi 8 fëmijë mbetën të lënduar në një hotel privat në periferi të Tiranës pasi ranë në pishinë nga trampolina, policia ka referuar materialet në prokurori për menaxherin e hotelit ku u lënduan 8 fëmijë.

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se menjëherë pas incidentit të djeshëm ku 8 fëmijët, një prej tyre me plagë më të mëdha përfunduan në spital, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 43, banues në Tiranë, me detyrë menaxher.

“Kjo pasi dyshohet se tek pishinat e një hoteli, duke mos marrë masat në pishinë, janë dëmtuar 8 fëmijë të mitur të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesë”, deklaron policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: