Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Bledi Sulaj, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, komentoi protestën e 8 janarit dhe atë që po ndodh në parti.
Sulaj tha se 8 janari ishte fundi ishte fundi i ish-kryeministrit Sali Berisha e që në atë ditë, nuk u mbështet as nga të paktën 5% të personave që pretendon se e përkrahin.
“Është shtruar një debat i madh publik. E kësisoj ka dy balanca. E para bëhet në moralin e atyre që e shtrojnë dhe të kauzës për kë e shtrojnë. Me tendencë për shkak të lidhjeve të biznesit që kanë duke mbështetur foltoren harrojnë një gjë.
Që ai njeri është shpallur non grata. Kush ka të drejtën morale për të na e thënë ne këtë? E dyta është pjesa që i gjithë argumenti politik i ndërtuar ndaj Lulzim Bashës bëhet për një fakt të vetëm, që ai person që është shpallur non grata ta mbante në PD, të shpallte non grata në PD, e Berishën ta mbante afër.
Ky hermetizmi i krijuar, kjo që u bë më datë 8 janar është fundi i një njeriu që thotë kam 3 muaj që kam shumicën. Patë ndonjë shumicë atje?! Ai tha kam 44 mijë vota dhe një njeri që ka aq vota duhet të kishte të paktën 5% të atyre njerëzve në protestë. E para ai nuk ka mbështetjen e njerëzve të PD dhe e di shumë mirë që nuk shkohet me politikë dhune. Njerëzit, ata që kanë interes për të mbrojtur Berishën ta mbrojnë pa fund. Shqiptarët duan siguri.
Nëse do të shkojnë drejt BE, shqiptarët duan diçka tjetër. Në rast se të mos ishin dyert e fortifikuara do të përplaseshin njerëzit? Këtë do të bënit? Nëse donit të vrisni njerëz nuk jepet kjo kënaqësi”, tha Sulaj.