Tetë persona konfirmohet se kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit të 2 dhjetorit në lumin Pingzheng në kontenë Congjiang.  Në varkë ndodheshin gjithsej 13 persona.

Pesë persona u shpëtuan dhe raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Varka e përmbysur është identifikuar si një varkë e drejtuar nga privatët. Një hetim i mëtejshëm është duke u zhvilluar.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb