TIRANË- 80 amerikanë “Kori i Kolegjit të Masterit”, Kaliforni kanë kënduar sot para parlamentit shqiptar këngë patriotike.


Ky gjest u bë me qëllim ndërgjegjësimin e deputetëve shqiptarë në mënyrë që ata të punojnë për popullin shqiptar.


Interpretimi i Himnit tonë kombëtar dhe disa këngëve të njohura shqiptare si Xhamadani vija-vija, ishte tepër emocionues për t’u dëgjuar, por asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk qëndroi për t’i ndjekur, qoftë për kënaqësi, apo edhe për të marrë mesazhin që kërkonte të përcillte grupi i korit të amerikanëve.


(m.k/ma.ar/BalkanWeb)